Presidenti i Republikës, Bajram Begajt ka dekretuar emërimin e Ernal Filo, ambasador të Shqipërisë në Ukrainë.
Gjithashtu po sot ai ka ç’dekretuar vetem nga ambasador jo rezident ne Republikën e Ukrainës znj Mimoza Halimi.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj dekretoi sot lirimin vetëm nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Ukrainës, jo rezident Znj. Mimoza Halimi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, në Republikën e Letonisë, në Republikën e Lituanisë.
Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj po sot emëroi me dekret si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Republikën e Ukrainës, Rezident, z.Ernal Filo.



