Prapaskenat e marrëveshjes Rama- Basha duket sikur janë të mbuluara nga një vello mistike e cila zbulohet hera herës nga aktorët që qenë pjesë e saj.
Kësaj rradhe, kreu i PR-së Fatmir Mediu ka ndarë me publikun disa detaje pikante të negociatave mes liderit të opozitës Basha dhe ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu.
Mediu ka vlerësuar ambasadorin për aftësitë e tij në negociata si dhe ka treguar se ai ka përdorur elementët e presionit kundrejt opozitës, në mënyrë që të arrihej në një marrëveshje mes palëve politike. Madje Mediu, i ftuar në emisionin “Tonight me Ilva Taren” ka treguar dhe një shprehje emblematike të përdorur nga Donald Lu në takimin me opozitën.
Pjesë nga deklaratat:
Mediu: Ambasadori Lu është një negociator shumë i mirë. I jashtëzakonshëm. Elementët e presionit kanë qenë brenda. Ambasadori Lu i përdori të gjithë elementët e presionit deri tek një qëndrim i hapur i Departamentit Amerikan të Shtetit kundër opozitës nëse nuk do të pranonte propozimin e Ramës në qoftë se ne nuk do të pranonim.
Ne kishim marrë një garanci. Roli ka qenë i jashtëzakonshëm. Ka një shprehje të fundit të ambasadorit Lu, po e nxjerr. I kërkoj ndjesë. Ore na tha: Po më nxirrni pa më dhënë gjysmë gote ujë. Zt.Basha i tha se të kemi dhënë një lumë të tërë. Të kemi dhënë mbështetje totale për paketën e propozuar.
Tare: Ishte një marrëveshje nën presion?
Mediu: Ishte në bindje të plotë për të bërë atë që ishte më e mira për vendin. Unë nuk jam naiv të besoj se zgjedhjet do të jenë plotësisht të lira.



