LGBT i kërkon sqarime PD-së: A mendoni se homoseksualizmi është sëmundje?

LGBT i kërkon sqarime PD-së: A mendoni se homoseksualizmi është sëmundje?

Aleanca kundër Diskriminimit të komunitetit LGBT ka reaguar ndaj një deklarate të deputetit demokrat, Tritan Shehu, lidhur me homoseksualizmin.

Në një letër drejtuar PD-së, LGBT kërkon sqarime lidhur me qëndrimin e Shehut, i cili e ka quajtur homoseksualizmin sëmundje.

Në letër thuhet se duke qenë se edhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike janë shprehur me tone që në rast se nuk shpjegohen më tutje, rrezikojnë të krijojnë përshtypjen sikur në PD mbizotëron mendimi se të qenit LGBT është në vetvete një sëmundje apo devijim nga norma, pra jo normale. LGBT i kërkon PD-së të dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Reagimi vjen pas intervistës së deputetit Tritan Shehu në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ku ai iu referua Planit Kombëtar të Masave për LGBT miratuar me vendim të qeverisë në 2016.

“Ky protokoll synon të krijojë disa keqorientime të adoleshentëve”, tha ai. Në rrjetet sociale, Shehu është shprehur se “kjo është një precedencë e rrezikshme në të gjitha planet, që mund të shtyjë drejt devijimit nga norma të prirjeve seksuale të këtyre fëmijëve akoma adoleshentë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy