Basha: Do kundërshtojmë me çdo formë projektin për grabitjen e Teatrit Kombëtar

Basha: Do kundërshtojmë me çdo formë projektin për grabitjen e Teatrit Kombëtar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, paralajmëroi sot se do të kundërshtojë projektligjin për ndërtimin e teatrit të ri. Basha akuzoi kryeministrin se do të ngrejë kullën dhe do të shembë Teatrin Kombëtar, në kundërshtim me ligjin, ndërsa shtoi se për këtë ka asgjësuar edhe Gjykatën Kushtetuese.

“Do kemi parasysh se gjithë shqiptarët duhet ta kuptojmë mirë; pa luftuar krimin dhe drogën, pa larguar politikanët e korruptuar, shqiptarëve s’do t’i hapen negociatat siç nuk ju hapën në 2016, madje as në 2019. Pasi Rama mbron Saimirin, Fatmirin, dhe Rama sundon mbi këtë perandori të krimit dhe e kthen Shqipërinë në hambar droge. Sa kohë që ndodh kjo, dhe në Shqipëri ka një prokurori të kapur ku Rama mbron politikanët e krimit, s’do ketë hapje të negociatave me Shqipërisë. Ky është mësimi i 2016-ën, 2017 dhe 2019. Tani çfarë do bëjmë? Opozita ka një plan të qartë që do ta vëmë në zbatim. Së pari do të kundërshtojmë në komisionet parlamentare dhe në seancën e 5 korrikut me të gjitha format dhe mënyrat parlamentare këtë projekt grabitje. Duhet të presim që Rama t’u kërkojë falje artistëve dhe qytetarëve për kullën që do ndërtojë te teatri. Ku është kinema “17 Nëntori” dhe kinema “Republika”? Janë kullat. Më parë merrte 17 %, sot merr 20 për qind”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy