Operacioni policisë, Alibeaj: “Forca e Ligjit” nuk ekziston, propagandë e Ramës

Operacioni policisë, Alibeaj: “Forca e Ligjit” nuk ekziston, propagandë e Ramës

Partia Demokratike ka reaguar përsëri për aksinin e policisë ku u arrestuan 27 persona. Në një dalje për mediat deputeti, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se operacionet kundër të fortëve janë propagandë e kryeministrit Edi Rama.

Ardi Veliu, i cili u emërua si drejtor i policisë për shkak të miqësisë me të fortin e Vlorës, Agron Xhafaj, po bën megafonin e kryeministrit. Operacioni “Forca e ligjit” nuk ka arrestuar asnjë bos të drogës. Është fakt se Balla përmendet në disa nga dosjet e rënda që janë në hetim; është fakt se Dako është kapur në përgjim me disa kriminelë, por peshqit e vegjël arrestohen, ndërsa Dako është i lirë; është fakt që Damian Gjiknuri, Ahmetaj dhe Manja përmenden në disa nga dosjet e rënda në hetim”, tha Alibeaj.

Deputeti demokrat theksoi se të fortët e vërtetë janë drejtuesit e organizatave kriminale, që policia i mbron dhe i dërgon në drejtim të paditur.

Sipas PD operacioni “Forca e Ligjit” është pjesë e propagandës së Edi Ramës, pasi asnjë bos i krimit nuk është arrestuar dhe asnjë pasuri e bosëve të krimit nuk është sekuestruar.

Sipas Alibeajt, nëse Forca e Ligjit do të kishte goditur vërtet krimin, negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, do të ishin hapur.

"Të fortët e vërtetë janë drejtuesit e organizatave kriminale, që Policia e Fatmir Xhafës dhe Ardi Veliut, jo vetëm nuk i arreston, por i njofton të shkojnë në drejtim të paditur edhe kur operacionet e partnerëve ndërkombëtare i evidentojnë si bosë të krimit të organizuar në vend", vazhdon më tej Alibeaj.

Deputeti demokrat theksoi se të konsiderosh suksese arrestimin e të moshuarve, rojeve apo shoferëve, është, më e pakta, shfokusim ndaj luftës së vërtetë me krimin.

Sipas tij në të vërtetë, në Shqipëri ligji nuk do të ketë asnjëherë forcë, bosët e krimit nuk do të arrestohen, përsa kohë ata janë të ulur, bashkë me Edi Ramën, në karrigen e kryeministrit të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy