Aksioni opozitar, Kello: Ka një skenar surprizë nga opozita, pritet të bëhet publik në seancë

Aksioni opozitar, Kello: Ka një skenar surprizë nga opozita, pritet të bëhet publik në seancë

Sot në orën 17:00 pritet që të mbahet seancë parlamentare. Gazetari Andon Kello në një lidhje live me MCN Informacion tha se pritet një skenar surprizë në seancë nga opozita.

Ai u shpreh se në seancën e sotme, kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali do të lexojë vendimin për ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit, pas dënimit të tij nga Gjykata e Apelit për “moskallëzim krimi”.

Seanca zhvillohet pas të ashtuquajturës ‘Javë e gjelbër’. Deputetë demokratë sapo kanë përfunduar mbledhjen e grupit parlamentar dhe të gjithë janë duke u futur në ambientet e kuvendit, por asnjë nuk është prononcuar për skenarin që do mbahet në Kuvend nga ana e tyre, pritet të jetë i beftë sepse nuk dihet se çfarë vendimi kanë marrë. Pika kryesore e parlamentit është që Spiropali të njohë Kuvendin me vendimin për ndërprerjen e mandatit të deputetit Ervin Salianji. Kuvendi do bëjë njoftimin zyrtar për dënimin e Salianjit.

Ka ende shpresa se Salianji mund të fitojë betejën e tij ligjore në gjykatën e lartë, megjithatë opozita këtë çështje e trajton politikisht dhe duke marrë iniciativa politike. Pak ditë më parë u mësuar se PD ndërmori vendimin për protestë kombëtare madje për të bllokuar dhe të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe për ti dhënë një mesazh të qartë qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy