Salianji: Biznesi i vogël dhe i mesëm në këto tetë vite kanë marrë goditjen më të rëndë

Salianji: Biznesi i vogël dhe i mesëm në këto tetë vite kanë marrë goditjen më të rëndë

Kandidati i PD në Korçë Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me biznesin, ku theksoi se biznesi i vogël dhe i mesëm në këto tetë vite kanë marrë goditjen më të rëndë nga kryeministri Edi Rama.

“Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm e kanë mbështetur Edi Ramën në fillimet e veta. Rama premtoi aq shumë dhe bëri për vete shoqata dhe grupet e interesit. PS ka fuqizuar vetëm Niko Peleshin dhe një shokun e vet, kaq”, u shpreh ai gjatë takimit.

“Bizneset e tjera janë në zgrip, në vuajtje, ndërkohë që pasurohen njerëz që nuk janë marrë asnjëherë me biznes, si Peleshi. Duke ndihmuar në mënyrë të pandershme tendera, duke goditur disa të tjerë, biznesi e ka të vështirë”, vijoi Salianji.

Sipas tij, pas 25 prillit, nuk do të ketë 100 taksa, e 100 kontrolle.

“Do të merret një pullë dhe do të vendoset tek dera e biznesit dhe s’do të ketë kurrë taksidarë që vinë aty”, u shpreh ai.

“Një gjë tjetër e mirë është ulja e pagesës së sigurimeve shoqërore. S’mundet që pa rritur pensionet, të shkohet në një situatë ku të paguhet më shumë dhe të rritet kosto e biznesit të vogël. Nuk kanë për t’ja dalë as me presione, as kërcënime. Nëse ka tatimorë, apo drejtor administratën, që bëjnë presion, në mënyrë figurative, do t’i thyhen këmbët. Do bëjmë kallëzim penal në SPAK”, tha Salianji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy