KQZ: Në zgjedhjet e 25 prillit kandidojnë për deputete 732 femra  

KQZ: Në zgjedhjet e 25 prillit kandidojnë për deputete 732 femra  

KQZ publikoi edhe të dhënat sa i përket numrit të kandidatëve në zgjedhjet e vitit 2017 dhe në zgjedhjet e këtij viti, si dhe përqindjen e femrave në garë.

Kështu në zgjedhjet e vitit 2017, morën pjesë 2666 kandidatë për deputetë. Ndër to ishin 1073 kandidate femra, ose 40.25%.

Në zgjedhjet e këtij viti, pra 25 prill 2021, marrin pjesë 1841 kandidatë për deputetë, teksa 732 kandidate ndër to janë femra, ose 39.76%. 

Poashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi sërish sot tre mënyrat sesi mund të votojnë qytetarët ditën e zgjedhjeve.

Në mënyrën e parë të votimit qytetarët duhet të vendosin shenjën x ose +, brenda kutisë vetëm për një parti politike, ose koalicion dhe vetëm për një kandidat të asaj partie apo koalicioni.

Në mënyrën e dytë të votimit qytetarët duhet të vendosin shenjën x ose +, brenda kutisë vetëm për një parti politike, ose koalicion pa votuar për kandidatin.

Në mënyrën e tretë të votimit qytetarët duhet të vendosin shenjën x ose +, brenda kutisë vetëm për një kandidat edhe nëse nuk dëshiron të votosh për partinë ose koalicionin të cilit kandidati i përket.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy