“Ka marrë para nga donatorët”, Rama-PD: Asnjë qindarkë nuk është administruar nga qeveria

“Ka marrë para nga donatorët”, Rama-PD: Asnjë qindarkë nuk është administruar nga qeveria

Nga Kombinati ku u inaugurua shkolla dhe kopshti “Lasgush Poradeci”, Kryeministri Rama i dha përgjigje akuzave të PD-së se qeveria ka marrë para nga fondet e dhëna nga donatorët për procesin e rindërtimit.

Rama theksoi se partnerët kanë qenë ata që kanë administruar fondet e projektet dhe se qeveria nuk ka prekur asnjë qindarkë të këtyre parave.

I gjithë ky proces rindërtimi është një proces i jashtëzakonshëm për të gjithë sinergjinë e krijuar. Ky proces do të ishte i pamundur nëse nuk do na ishin bashkuar kaq shumë miq e partnerë. Sa i përket zbatimit të projekteve, të gjitha projekte e financuara nga të gjithë partnerët nga BE deri te Qeveria e Katarit, janë financime të administruara nga ata vetë. Të gjithë atyre që flasin për miliarda që i mori në një thes qeveria e Shqipërisë, dua ti them asnjë qindarkë e partnerëve nuk është administruar nga qeveria e Shqipërisë. Partnerët kanë vënë në dispozicion fondet, kanë paguar projektet, kanë lidhur kontrata dhe qeveria me bashkitë thjeshtë kanë shoqëruar këtë proces", tha kryeministri.

Ndër të tjera, Rama njofton edhe synimin e ri për të futur që në klasat e para  mësimin e teknologjisë për të përgatitur të rinjtë për tregun global.

Nxënësve që janë të pranishëm dua t’u them se duhet të shkojmë shumë përtej infrastrukturës së re dhe prandaj do të angazhohemi që nga viti i ardhshëm. Do të bëjmë ndryshim për laboratorët duke filluar nga ky vit, do të bëjmë një ndryshim për mësimin e informatikës. Dhe do të fusim më tutje edhe mësimin e teknologjisë që në klasën e parë, sikur kemi futur anglishten. Ama duke i dhënë mundësi fëmijëve të kenë akses drejtpërdrejt në një mësim praktik, jo thjesht teorik, që do të thotë mjete dhe sistem të teknologjisë që të përgatisim shumë më tepër vajza dhe djem për një treg global

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy