13 ditë protesta/ Rama fton sërish studentët në dialog me tryezën prej guri para kryeministrisë

13 ditë protesta/ Rama fton sërish studentët në dialog me tryezën prej guri para kryeministrisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur edhe sot thirrjen për dialog me studentët, pas 13 ditësh protestash që kanë përfshirë kryeqytetin.

 

Përmes një postimi, Rama ka publikuar pamje të tryezës prej guri para Kryeministrisë, duke përcjellë mesazhin e tij për gatishmëri për dialog.

 

Protestat kanë vijuar për 13 ditë radhazi, ndërsa gjatë tyre janë shënuar përplasje të ashpra mes policisë dhe protestuesve.

 

Studentët po kërkojnë dorëheqjen e Ramës, duke e cilësuar atë si zgjidhjen e vetme për tejkalimin e situatës.

 

Ndërkaq, kryeministri ka deklaruar se mbetet i hapur për dialog me studentët, por ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy