Presidenti Meta: Zbatimi i ligjit të arsimit të lartë, me shumë probleme

Presidenti Meta: Zbatimi i ligjit të arsimit të lartë, me shumë probleme

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka folur sot për herë të parë publikisht për zbatimin e ligjit të arsimit të lartë.

Meta në përkrahje të studentëve e tha hapur se protestat e drejta të studentëve treguan se zbatimi i ligjit aktual të Arsimit të Lartë ka probleme: “Protestat e drejta të studentëve gjatë dhjetorit të kaluar treguan se zbatimi i ligjit aktual të Arsimit të Lartë ka probleme dhe vështirësi për të siguruar autonominë dhe pavarësinë financiare të universiteteve publike. Reforma në Arsimin e Lartë dhe kërkimi shkencor duhet të ketë një frymë më gjithëpërfshirëse. Reforma në Arsimin e Lartë duhet të synojë krijimin e kushteve të duhura për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies  dhe të synojë që universitetet të jenë të pavarur dhe të pakushtëzuar nga politika”, u shpreh presidenti Meta.

Sipas Kreut të Shtetit, reforma në Arsimin e Lartë duhet të synojë krijimin e kushteve të duhura për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies.

Meta dha opinionin e tij edhe lidhur me vonesën e pajisjes së studentëve me Kartën e Studentit. Ai e quajti të pajustifikueshme një vonesë të tillë duke e konsideruar si një detyrim imediat, në mënyrë që t'u garantohen studentëve të drejtat që burojnë prej tij, ashtu si edhe të studentëve të tjerë nga vendet e rajonit dhe Evropës. 

Presidenti bëri thirrje që reforma në në Arsimin e Lartë të synojë që universitetet të jenë të pavarura dhe të pakushtëzuara nga politika në vend. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy