Deklarata e Berishës/ PD: Mashtron hapur, demokratët u shkëputën nga ata që përdorën dhunë

Deklarata e Berishës/ PD: Mashtron hapur, demokratët u shkëputën nga ata që përdorën dhunë

Partia Demokratike publikoi sot një video me pamje nga dhuna e ushtruar nga protestuesit në datën 8 janar në selinë e PD-së.

PD citon deklaratat e ish-kryeministri Sali Berisha, i cili dje pas dëshmisë në Prokurori u shpreh se “kjo është protesta më paqësore në historinë e vendit”, dhe të deputetit Flamur Noka, i cili dje pas dëshmisë në Prokurori u shpreh se, “protesta, siç e patë ju, ishte më paqësorja që është zhvilluar ndonjëherë. Asnjë xham makine nuk është thyer”.

“Ja si mashtrojnë hapur. Demokratët u shkëputën përgjithmonë nga ata që përdorën dhunë”, thekson PD.

“Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD”, shton PD.

Sipas PD, “Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij. Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota. Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik!  Ne kemi zgjedhur të ardhmen”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy