
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u diskutua lidhur me kostot që kjo strategji mbrojtje e Sali Berishës, kundrejt hetimit, mund të ketë për PD-në dhe opozitën.
Lidhur me këtë analisti Andi Bushati, vlerësoj se nëse Berisha goditet se është lider i opozitës, atëherë çdonjëri në opozitë ka të drejtë të mbrojë të drejtat e opozitarizmit.
Sali Berisha, po goditet se është lideri i opozitës apo jo?
Nëse Berisha goditet se është lider i opozitës, atëherë çdo njeri në opozitë, ka të drejtë të mbrojë të drejtat e opozitarizmit.
Nëse goditet si bandit ordiner, që ka ndarë lekët me dhëndrin, atëherë i bën dëm opozitës. Procesi i privatizimit të klubit Partizani, për të cilin kam dyshime që mund të jetë aferë, i paraprin edhe disa procese të tjera, si vjedhja e vulës. Pra kemi një përdorim të drejtësisë si kasap kundër opozitarizmit, nëse është kështu, Berisha ka të drejtë. Nëse vulën ia ka marrë me të drejtë, se është Basha opozita reale, atëherë Berisha është peshë për opozitën.
Nëse ne jemi në pikën që drejtësia po përdoret si hanxhar kundër opozitës, atëherë rezistenca është detyrim.



