Protesta e 11 shkurtit/ Berisha ka një paralajmërim për Policinë dhe punonjësit e SHIK-ut

Protesta e 11 shkurtit/ Berisha ka një paralajmërim për Policinë dhe punonjësit e SHIK-ut

I pyetur nëse do të ketë incidente në protestën e nesërme në bulevard, kreu i PD Sali Berisha paralajmëroi policinë që të mbajë qëndrim korrekt, si dhe u kërkoi punonjësve të SHISH që të kenë shumë kujdes.

Në konferencën për mediat, Berisha tha:

Protestën e nesërme paralajmëroj policinë të mbajë qëndrimin më korrekt, çdo protestues i lënduar do konsiderohet i persekutuar politik, dhe persekutori i tij do përgjigjet edhe pas 30 vitesh. Paralajmëroj punonjësit e SHIK-ut të kenë shumë kujdes, madje të mos futen fare në turmë. Ai po shkatërron institucionin. Ky këshilltari i Ramës që shkon aty po shpërbën institucionin. Në këtë institucion ndër grupet më kryesore janë Antiterrori dhe Antidroga. E vërteta është që, që nga viti 98’ kur në oborrin e këtij institucioni u kap automjeti me 28 kg heroinë, të dhëna të tjera pas largimit të Fatos Klosit, që ky institucion të ketë implikime për drogën unë nuk kam parë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy