
Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka qenë prezentë këtë të premte në bashkinë e Vlorës ku ka prezantuar ndihmën ligjore falas për personat në nevojë. Pas përfundimit të takimit Manja ka komentuar edhe çështjen përsa i përket kadastrave të vendit.
Sipas tij ka patur një hetim të thelluar mbi çështjet e pronave dhe kadastrave në vend dhe përgjegjësit kanë marr dënimin e merituar. Hetimi sipas tij vijon dhe do të ketë rezultate të tjera shumë shpejtë.
Ka patur hetim edhe përsa i përket kadastrës së Vlorës, hetim ky i cili ka nisur nga punonjësi më i thjeshtë deri në strukturat më të larta pa patur përjashtime, teksa rezultatet do të shprehen shumë shpejtë.
Ministri i drejtësisë komenton edhe mbi arrestimin e deputetit Alqi Bllako duke ju shmangur komentit të shtimit të rasteve nga deputetët socialist përpara drejtësisë.
Ai shprehet se kjo mazhorancë e sotme ka krijuar reformën në drejtësi e cila po jep rezultat dhe duhet ta lëmë reformën në drejtësi të bëj punën e saj edhe në këtë rast.



