Ahmetaj prezanton kandidatin e PS në Kavajë

Ahmetaj prezanton kandidatin e PS në Kavajë

I deleguari i Kryesisë së Partisë Socialiste në Kavajë dhe Rrogozhinë, Arben Ahmetaj, teksa prezantoi kandidatin e PS për kryetar Bashkie në zgjedhjet e 7 majit, Klodian Shehi, akuzoi opozitën se po shkel ligjin me protestën që do të zhvillojë në ditën e zgjedhjeve.

“Opozita e çadrës sot kërkon ta ktheje Kavajën në një mollë sherri dhe kërkon të thyejë çdo llloj ligji dhe kërkon të bëjë protestë në datën e zgjëdhjeve duke shkelur dhe heshtjen zgjedhore duke shkelur çdo lloj normaliteti. Kavaja nuk mund të provokohet nga askush. Dhe qyteti I Kavajës nuk mund të bëhet pjesë e një sherri të paprinciptë që opozita do të hapi në kurriz të Kavajës dhe Shqipërisë”, tha Ahmetaj.

Ministri përsëriti qendrimin e kryeministrit Edi Rama, se nuk do të ketë negociata për qeveri teknike, duke akuzuar opozitën se refuzon dialogun.

“Opozita refuzon të dialogojë për zgjidhjen e një ngërci artificial. Zgjedhjet nuk janë të partive por të qytetarëve, prandaj do të shkojmë në 18 qershor në zgjedhje. Ne jemi gati të dialogojme për çdo gjë por për zgjëdhjet dhe qeveri teknike ne nuk dialogojmë”, deklaroi ministri i Financave.

Ndërsa kandidati i PS-së për kryetar Bashkie, Klodian Shehi, ftoi qytetarët që më 18 qershor të votojnë për vijimësinë e projekteve të nisura, për t’i kthyer qytetit të Kavajës vlerat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy