
Në takimin e organizuar nga ish-Kryeministri, katër deputetë të Partisë Demokartike kanë lënë seancën parlamentare për t’ë qenë në krah të Berishës. Ata janë deputetët Edi Paloka, Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Isuf Çela. Prania e tyre ra në sy pasi, pasi zgjodhën të “braktisin” seancën në Parlament për t’iiu bashkuar takimit të Berishësh, kundër vendimit të kryetarit Lulzim Basha, i cili e largoi atë nga Grupi i PD.
Ndërsa mes ish-figurave të selisë blu, ka rënë në sy ish-Presidenti Bujar Nishani, ish-sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, ish-deputetët Klevis Balliu, Gent Strazimiri, Aldo Bumçi, Astrit Veliaj, Anton Frroku, Keltis Kruja, Albina Deda, Liljana Elmazi si edhe Arbjola Halimi.



