Berisha tha ditën e sotme se Murrizi dhe zonja Hajdari meritonin plotësisht vendet e tyre në PD për qëndrimet që mbajtën.
Politika ka një moral. Myslim Murrizi, Rudina Hajdari ishin dy deputetë që nuk u pajtuan me djegien e mandateve nga PD. Në Kuvendin e 30 prillit u votua një rezolutë ku dënohej ky akt dhe përcaktohej. Zoti Murrizi dhe zonja Hajdari meritonin plotësisht vendet e tyre në PD për qëndrimet që mbajtën. Asnjëri prej tyre nuk devijuan nga qëndrimi opozitar. Në këtë kontekst, në politikë nëse njeh gabimet, denoncon gabimet, je i detyruar t’u japësh të drejtën atyre që nuk i pranuan në kohë. E njëjta gjë është edhe me zonjën Topalli, e cila bashkë me zotin Patozi, Arben Imami dhe me të tjerë me një pusi të shëmtuar politike u asgjësuan si politikanë në PD.
Më tej gjatë bashkëbisedimit të tioj me gazetarët Berisha tha se Rama e ka marrë peng Alibeaj dhe e trajton si ministër të qeverisë së tij.
Rama ka marrë peng Alibeajn, e trajton si ministër të qeverisë së tij e prandaj kërkon të negociojë, në mënyrë që të emërojë nëndorë presidetin e Republikës. Po zhvillohen në dritë të diellit skenarë të padenja.
Pse kemi shkarkuar Alibeaj nuk kemi shkarkuar kryesinë. Dje bëmë deklaratë e thamë se Alibeaj është i tëri në funskion të lojës së Ramës. Është i shkarkuar dhe nuk ka asnjë tagër për të thirrur grupin parlamentar. Grupi Parlamentar ka nënkryetar, sekretar, ka deputetët të tjerë që mund të mblidhen, dhe natyrisht vendimet et kryesisë do të respektohen.



