Mesazhi për zgjedhjet/ Kume: Të presim nëse SHBA dhe BE do të urojnë Ramën në shtator për mandatin e katërt (VIDEO)

Mesazhi për zgjedhjet/ Kume: Të presim nëse SHBA dhe BE do të urojnë Ramën në shtator për mandatin e katërt (VIDEO)

Pas zgjedhjeve dhe në mungesë të një urimi specifik nga ambasadat kryesore për fitoren e mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama, gazetari Mariglen Kume në një koment për “MCN Live” vlerësoi se ky detaj duhet parë me kujdes politik.

Sipas tij, kjo është një fazë e parë ku po ndiqet situata me kujdes diplomatik, dhe është e mundur që institucionet ndërkombëtare të shprehen më qartë në momentin e hapjes së sesionit të ri parlamentar.

Tani për tani, kemi parë vetëm një urim për popullin shqiptar, por jo një urim direkt për Ramën apo për fitoren e tij. Mbetet për t’u parë nëse në shtator, kur ai të rikthehet në Kuvend si Kryeministër për mandatin e katërt, do të ketë një mesazh zyrtar urimi nga SHBA apo BE.

Nëse në nisje të sesionit parlamentar në shtator, vjen një urim zyrtar nga partnerët ndërkombëtarë, do jetë një sinjal i qartë për mbështetje politike ndaj qeverisë së re. Në të kundërt, heshtja do të jetë gjithashtu një mesazh politik në vetvete.

Mungesa e një reagimi të drejtpërdrejtë nga SHBA pas shpalljes së rezultatit, u bë temë diskutimi edhe nga liderët e opozitës.

Vetëm një ditë më parë, Berisha tha se nuk ka reaguar Ambasada Amerikane, teksa ajo nje ditë pas, lëshoi një mesazh të përgjithshëm, ku theksohej rëndësia e ndjekjes së procesit të ankimimit dhe rikonfirmohej mbështetja për qytetarët shqiptarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy