Kola: Fuqia politike e Berishës ka rënë, ka pak ideologji të djathtë në PD

Kola: Fuqia politike e Berishës ka rënë, ka pak ideologji të djathtë në PD

“Në 2013-ën edhe pse humbi zgjedhjet mbështetja ndaj ish-liderit të PD Sali Berisha ka qenë shumë më e madhe”, kështu u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV analisti Vehap Kola teksa theksoi se tashmë turi prej 29 Foltoresh ishte maksimumi që mund të bënte.

Sipas Kolës Berisha nuk ka më fuqinë që ka pasur dikur dhe në PD ka shumë pak ideologji të djathta.

“Njerëzit e kanë mbështetur Berishën për ato që ka bërë për vendin dhe tashmë dhe në këtë moment ata që e mbështesin për gjërat që do të bëjë për vete janë aq sa janë. Turi prej 29 Foltoresh ishte maksimumi që mund të bënte. Berisha nuk e ka fuqinë që kishte në 2013-ën edhe pse ishte duke rënë nga pushteti. Është një lloj kompozimi njerëzish që edhe Bashën e ka kompozuar si Berisha. Berisha këtë që po bën tani nuk e bën për herë të parë, por nuk e ka bërë kundër PD asnjëherë. Tashmë gjej shumë pak ideologji të djathtë tek PD, fuqia politike e Berishës ka rënë”, tha Kola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy