Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, deklaroi se mazhoranca nuk e njeh Sali Berishën si faktor politik në procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Po ashtu Gjiknuri tha se Enkelejd Alibeaj vijon të njihet nga PS-ja si kryetar i grupit parlamentar demokrat.
I pyetur nëse mazhoranca është e gatshme të ulet në tryezë me Berishën, Gjiknuri u shpreh:
Kur të ketë një vendim për shkarkimin e grupit parlamentar, ka procedura. Në Kuvend ka grupe të regjistruara. Për sa kohë Alibeaj është kryetar i grupit të asaj force, natyrshëm do jetë në tryezën e bisedimeve. Nuk di të jetë shkarkuar z.Alibeaj, pasi ai përfaqëson grupin e PD. Berisha për ne nuk ekziston si faktor politik. Nëse Alibeaj me persona të tjerë, deputetë të tjerë, do të vijnë për të gjetur një kandidaturë që i bashkon, ky është proces i tyre. Të mblidhen dhe të diskutojnë për figurën e Presidentit grupimet brenda PD-së”.



