
Dashamir Shehi në studion e Të Paejkspozuarit në MCN TV deklaroi se kushtetuta duhet riparë sepse sipas tij kondicionon të gjithë sistemimin shqiptar, që projekton vetëm dy parti dhe pengon daljen e forcave të reja.
Ai tha se Presidenti është ekskluzivitet i politikës sepse ti s’po e zgjedh nga populli por parlamenti.
Kjo kushtetutë që lejon të tilla përzgjedhje kundrejt një maxhorance që mund të jetë shumë e vogël kundrejt shtetit duhet ndryshuar. Ka ardhur dita për ta riparë, kjo kondicionon të gjithë sistemimin shqiptar, që projekton vetëm dy parti, dhe nga viti 2008 unë për hir të eksperiencës më parë dilnin forca pas kësaj kushtetute s’ka dalë kurrgjë sepse u ndërtua sistemi zgjedhor për të shkatërruar çfarëdolloj force të re, ideje të re, jemi dy veta dhe ta mbyllim ne. E gjithë kjo situatë sot në opozitë nuk është gjë tjetër vetëm reflektim i kësaj kushtetuese, sepse po nuk hynë në oborrin e përbashkët ngelen jashtë fare. Presidenti është ekskluzivitet i politikës sepse ti s’po e zgjedh nga populli por parlamenti.



