"E mendoni politikën me orare gjumi", Manja-Tabakut: Është krahu juaj që pengon SPAK-un

"E mendoni politikën me orare gjumi", Manja-Tabakut: Është krahu juaj që pengon SPAK-un

Ministri Manja tha këtë të enjte në Kuvend si kundërpërgjigje ndaj akuzave të deputetes Jorida Tabaku se SPAK-un e pengojnë deputetë të PD-së dhe jo mazhoranca.

Duke vijuar logjikën e tij, Manja theksoi se opozita i është shmangur gjithmonë drejtësisë me raporte, ndërkohë që mazhoranca ka ofruar vetëm suport.

Ata që e pengojnë SPAK-un dhe i kanë vënë epitet janë nga krahu juaj, i ke pas vetes, e kam thënë që duhet një vijë ndarëse aty. Me emra me mbiemra i them kush e pengon dhe e intimidon SPAK-UN. Sa herë drejtësia të ketë punë me këtë mazhorancën ne i jemi  përgjigjur ndërsa ky krahu këtej i është shmangur me raporte. Ju e mendoni politikën me orare gjumi. Kjo politikë ju mori në qafë. Nga mazhoranca drejtësia e re ka suport. Hetimin dhe gjykimin e ka kompetencë të vetën drejtës.

Ndërkohë që fliste ministri Manja, deputeti Edmond Spaho kërkoi të dinte arsyen se pse Rama nga Asambleja e PS-së i bën thirrje drejtësisë të hetojë emra të veçantë.

Së pari pse Rama në asamblenë e PS i bën thirrje drejtësie hetoni filanin apo fistekun?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy