Negociatat me BE, reagon ambasadori Lu: Është koha për të festuar, por edhe për të punuar më shumë

Negociatat me BE, reagon ambasadori Lu: Është koha për të festuar, por edhe për të punuar më shumë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu ka reaguar për vendimin e Komisionit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Përgëzime popullit shqiptar për këtë hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit. Është koha për të festuar, por edhe koha për të punuar edhe më shumë”, ka thënë ambasadori Lu për “Top Channel”.

Donald Lu thotë se nuk është ambasador i një vendi të Bashkimit Europian, por përpara vendimit të qershorit Tirana duhet të japë rezultate konkrete.

Unë nuk jam ambasador i një vendi të BE-së, por shpresoj se Shqipëria do t’ua vërë veshin shteteve anëtare që kanë kërkuar rezultate konkrete kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe në reformën në drejtësi përpara vendimit për të hapur negociatat për anëtarësim. Përpara vendimit të qershorit, Shqipëria ka ende një mundësi për të bërë përparim në këto çështje me rëndësi kritike”, thotë ambasadori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy