Një ditë pas protestës së dhunshme të demokratëve, në selinë blu ende shihen dëmet e shkaktuara.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga MCN, nga dhuna e ushtruar një ditë më parë nga mbështetësit e Lulzim Bashës dh Sali Berishës janë thyer dyer, dritare dhe objekte të tjera.
Ndërkohë në institucion ka mbërritur dhe Basha së bashku me demokratët e tjerë për të verifikuar dëmet dhe për të mbajtur një konferencë për mediat në lidhje me ngjarje.



