
Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe një herë incidentit të sotëm në Kuvend ku deputeti demokrat Edi Paloka e spërkati me bojë.
“Ky është problemi i atyre që nuk janë në gjendje të mbajnë nivelin debatit, ku gjuha kocka thyen kocka nuk han dhe nuk bën pis gjithë dynjanë”, u shpreh Rama.
Teksa e cilësoi deputetin demokrat si një ‘budalla krenar’, Rama i ftuar në emisionin “Real Story” u shpreh i bindur që asnjëherë nuk do i kthehej një kundërshtari ’rrugaçërisht’. Kreu i Qeverisë theksoi se kundërshtarët e tij nuk arrinë dot të mbajnë nivelin e debatit.
“Siç thotë një i mençur nuk ka asgjë më të rrezikshme sesa budallallëku i vetëdijshëm që shfaqet kastile. Unë asnjëherë nuk kam pranuar klishenë sesi duhet të jetë kryeministri. E di që jam i aftë të jem shumë sarkitistik, unë asnjëher nuk kriminalizoj nuk shaj rrugaçërisht kundërshtarët. Ky është problemi i atyre që nuk janë në gjendje të mbajnë nivelin debatit, ku gjuha kocka thyen kocka nuk han dhe nuk bën pis gjithë dynjanë. Shqipëria është bërë agresive për t’u shfryer në Facebook”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shtoi ndër të tjera se ata që do protestojnë janë një grup të dëshpëruarish, dhe administrata e bashkive që qeverisen nga PD.
Kryeministri theksoi se nuk është numri i njerëzve që dalin në rrugë, një njësi matëse për mbështetje apo për mos mbështetje politike. "Dua të them që, jemi përpara një forcë të dëshpëruar njerëzisht që i bashkon dëshpërimi, e thonë e nuk i fitojnë dot zgjedhjet dhe duan forma të tjera", tha Rama.
Kryeministri deklaroi se nuk informacion për dhunë dhe deklaroi se nuk është i interesuar për këtë aspekt. "Policia i ka të gjitha kapacitetet për të mbajtur këtë protestë. Protesta që në këtë periudhë që kemi qeverisur ne, nuk kanë pasur asnjë më shumë se të gjitha administrata bashkiake, bashki të tëra që organizohen drejt Tiranës. 1200 veta paguan Bashkia Lezhë. Në fund të ditës, këto janë protesta që nuk shkojnë asgjëkund.Qeveria nuk reagon, reagon Policia, ajo zbaton ligjin", deklaroi kryeministri.



