
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të KE për hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke thënë se u shty edhe me një vit. Në një postim në Facebook, kreu i demokratëve shprehet se krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen.
Kryedemokrati me anë të një statusi të publikuar në rrjetin social "Facebook" ka theksuar se krimi dhe korrupsioni janë duke mbajtur peng të ardhmen e vendit.
"Hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit. Krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen tonë. Pa luftuar krimin dhe korrupsionin, vendimi në 2019 do jetë refuzues si sot. Tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë europiane", deklaroi Basha.




