Duket se tek LSI, të gjithë janë të mendimit se pa opozitën nuk mund të ketë zgjedhje. I këtij mendimi është edhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.
Duke folur në fillim të projektit SMEI 4, që mbështet administraten shtetërore në rritjen e kapaciteteve për procesin e integrimit, Gjosha tha se zgjedhjet e lira janë kusht i rëndësishëm për integrimine vendit.
"Është për të ardhur keq që vendi ndodhet në një situatë të tillë. Le të provojmë me dialog për ti dhënë zgjidhjen vendit, sepse vendi po shkon drejt zgjedhjeve, mos harrojmë që zgjedhjet janë një kriter shumë i rëndësishëm edhe për integrimin europian të vendit. Duhet të shkojmë drejt zbatimit të të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe kjo duhet të ishte bërë me kohë. Në fakt ne jemi shumë vonë. Megjithatë për të gjetur një zgjidhje asnjëherë nuk është vonë dhe deri në moment të fundit ne apelojmë për dialog dhe për një ulje të perbashkët mes palëve", theksoi Gjosha.
Vendi ka sfida përpara tha Gjosha, ndaj siaps saj duhet te ndertohet shteti i se drejtes.
"Shqipëria duhet të jetë e gatshme të behet pjesë e vlerave europiane duke ndërtuar shtetin e së drejtës duke i shpallur luftë të hapur korrupsionit krimit të organizuar, duke respektuar të drejtat e njeriuit që përbëjnë bazën e demokracisë" deklaroi Gjosha.
Projekti SMEI 4, parashikon 2 milionë euro ndihmë në ngritjen e kapaciteteve të administratës për procesin e integrimit.



