
Kryetari i Partisë së Lirisë, shpreh mbështetjen për protestën e pedagogëve të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.
Meta shpreh solidaritet të plotë me protestën e pedagogëve dhe profesorëve të Shqipërisë.
Kërkesat e tyre për rritjen e pagave janë tërësisht legjitime dhe plotësisht të realizueshme.
Në konferencën e mbajtur një ditë më parë, Meta tha:
Lekët janë aty, mjafton të bllokohet afera e inceneratorëve, mjafton të mos vidhet me kilometrat e rrugës së re, që është 8-10 herë më shtrenjtë se në BE dhe të mos bëhen rrush e kumbulla miliona lekë, për të kënduar këngë tek tuneli.



