“McGonigal”, Balla: 12 orë mocion me debat. Alibeaj: Refuzimi i komisionit hetimor, fshehje e Ramës

“McGonigal”, Balla: 12 orë mocion me debat. Alibeaj: Refuzimi i komisionit hetimor, fshehje e Ramës

Konferenca e Kryetarëve e mbledhur ditën e sotme ka pranuar kërkesën e opozitës për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me çështjen e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

Duke folur për mediat në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi se Konferenca ka miratuar zhvillimin e mocionit me debat, por jo kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor.

Mocioni me debat do të zhvillohet. Mbetet të caktojmë sa i gjatë do të jetë debati, le të jetë një prej 12 orësh.

Këta vijnë votojnë e dhe harrojnë se me 23 janar votuam për të ngritur Komision të Posaçëm për ndryshimet për ligjin për komisionet hetimore parlamentare.

Kuvendi duhet të jetë i pari që i respekton. Por të guxojnë të firmosin kërkesa gjatë kohës që nuk janë në Shqipëri, mirë do të ishte që të tërhiqen nga firmat e falsifikuara. E kanë bërë me vrap se kush e depoziton i pari.

Nga ana e tij kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj deklaroi se mazhoranca shtyu kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor lidhur me çështjen “McGonigal”.

Kërkesa për komision hetimor e ka të përcaktuar objektin, Rama-McGonigal. E shtynë kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor dhe ky është asgjësim total i njërit prej instrumenteve më të rëndësishme të opozitës.

Janë bërë gardh të gjithë si e si ta fshehin Ramën, me shkelje flagrante të ligjit për komisionit hetimor.

Sipas tij, tre seanca parlamentare kanë dalë nga normaliteti dhe synimi i vetëm është fshehja e Edi Ramës.

Alibeaj deklaroi se heshtjen mund ta përdorësh vetëm kur je i akuzuar para prokurorisë por se kur je Kryeministër i një vendi ke detyrim të përgjigjesh për gjithçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy