Kryeministri Edi Rama bën me dije se 30 shkolla të reja apo të rikonstruktuara pritet të hapin dyert në vitin e ri shkollor, më 8 shtator.
Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan:
“Më 8 shtator, në ditën e parë të shkollës do të hapin dyert 30 shkolla të rilindura nga veriu në jug, të cilat do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës dhe mësues.
Vijojmë të investojmë për ndërtimin dhe rehabilitimin e objekteve arsimore, shkollave, palestrave e terreneve sportive, për të garantuar të njëjtin standard, kudo në Shqipëri”.



