Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nis vizitën e parë zyrtare në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nis vizitën e parë zyrtare në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nis sot vizitën e saj të parë zyrtare jashtë vendit, pas marrjes së detyrës si drejtuese e Parlamentit.

Nikolla ka mbërritur sot për vizitë në Kosovë, ku do të ketë takime të nivelit të lartë, përfshirë homologun e saj Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të presë sot në takim Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikollën.

Në njoftim bëhet e ditur se Kurti dhe Nikolla do të takohen në orën 11:30.

Pas takimeve Nikolla pritet që të ketë dhe një deklaratë të përbashkët për mediat me homologun e saj Konjufca.

Po ashtu kryeparlamentarja Nikolla do të takohet dhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy