Engel largohet nga Kongresi amerikan, mbështeti për tre dekada çështjen e Kosovës

Engel largohet nga Kongresi amerikan, mbështeti për tre dekada çështjen e Kosovës

Ndër mbështetësit më të mëdhënj të faktorit shqiptar në Kongresin amerikan, demokrati Eliot Engel, do të largohet nga Kongresi amerikan, pas tre dekadash në dëtyrë. Me këtë edhe Kosova do ta humbasë mbështetësin e saj më të madh në Kongresin amerikan kur përfaqësuesi Eliot Engel të largohet në muajin janar nga kjo detyrë.

Engel, demokrat, ka përfaqësuar pjesë të Bronksit - një lagje e qytetit të Nju Jorkut me një popullsi të madhe dhe politikisht aktive shqiptare - që nga viti 1989. Ai ka qenë mbledhësi kryesor i mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në vitin 2008.

Mbështetja e palëkundur për Kosovën, gjatë dekadave të tëra, e ka bërë atë të famshëm në këtë shtet, të njohur nga rreth 115 vende të tjera. Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë për nder të Engelit dhe, madje, ka lëshuar një pullë postare me fotografinë e tij.

Ai ka thënë se është pyetur nëse do që të jetë ambasador ose nënsekretar në administratën e Joe Bidenit dhe se po i shqyrton opsionet. Kjo ngre pyetjen nëse ai do të vazhdojë të ndikojë politikën e SHBA-së në Ballkan.

Engel ka hyrë në Kongres derisa Jugosllavia po ndahej dhunshëm në vija etnike. Ai është përfshirë në shumë mosmarrëveshje rajonale përmes pozitës së tij në Komitetin e Punëve të Jashtme, duke fituar përfundimisht reputacionin si ekspert i Ballkanit.

Ai ka qenë ndër ligjvënësit e parë amerikanë që i ka bërë thirrje administratës së Bill Clintonit të ndërhyjë, në vitin 1998, për të ndaluar veprimet e forcave jugosllave dhe serbe në Kosovë. Padyshim se ka qenë edhe më i zëshmi në Kongres për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga SHBA-ja, një dekadë më vonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy