MPB: Berisha i bën vetes së tij akt-akuzën më të rëndë

MPB: Berisha i bën vetes së tij akt-akuzën më të rëndë

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar për komentet në media tëi sh-kryeministrit Berisha në lidhje me raportin e “Small Arms Survey”, për numrin e vrasjeve me armë zjarri në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat pasditen e së mërkurës, MPB deklaron se “Pas disa raportimeve në media, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar raportin e “Small Arms Survey”, për numrin e vrasjeve me armë zjarri, duke deklaruar se “Shqipëria ngjitet në kupolën e Europës për vrasjet”.

Ministria e Punëve të Brendshme deklaron se, kjo jo vetëm është e pavërtetë, por është edhe akt-akuza më e rëndë që ish-kryeministri i bën vetes. Raporti në fjalë, merr në analizë të shifrave periudhën kohore 2005 deri në vitin 2011, pikërisht periudhën kur në krye të qeverisë ishte zoti Berisha.  Pra, në qoftë se Shqipëria ‎është ngjitur në kupolën e Europës për vrasjet, kjo ka ndodhur gjatë kohës kur qeveriste zoti Berisha, pikërisht siç tregon edhe raporti.

Sipas MPB, sot e vërteta është tërësisht ndryshe; Vitin e kaluar Shqipëria njohu rekord me numrin më të ulët të vrasjeve në 25 vitet e fundit me vetëm 54 ngjarje. Në shifra, ishin 45 % më pak vrasje se në 2014, duke përfshirë edhe ato nga pakujdesia. Pra, vitin e kaluar nurmi i vrasjeve gati është përgjysmuar e kjo edhe falë punës parandaluese dhe trajtimit në kohë të konflikteve.

“Pikërisht ky raport, tregon epokën e pasigurisë kur qeveriste Berisha, të cilën e kemi lënë pas, për të ndërtuar më shumë shërbim e siguri për qytetarët”, thuhet në deklaratën e MPB, duke sjellë si fakt faksimilen e raporti për Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy