
Takimi i rradhës mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç, në kuadër të bisediemve Kosovë-Serbi, mbahen më 19 korrik në Bruksel, ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Peter Stano.
Ndërsa takimi i parë i zhvilluar ndërmjet Kurtit dhe Vuçiçit ka qenë në muajin qershor të këtij viti.
Para zhvillimit të atij takimi Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe Përfaqësuesit i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kishin takuar veç e veç të dy përfaqësuesit shtetërorë.
Në fund palët kanë thënë se nuk janë pajtuar për asgjë, mirëpo kanë shprehur gatishmëri për vazhdim të dialogut.
Javën e kaluar në Bruksel janë takuar zëvëndëskryeministri i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
As në këtë takim nuk është arritur ndonjë përparim.
Pala serbe insiston që Kosova të zbatojë marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, derisa pala e Kosovës vlerëson se përgjatë dialogut janë nënshkruar një mori marrëveshjesh që nuk respektohen plotësisht nga Serbia, duke përfshirë lirinë e lëvizjes, njohjen e diplomave, kontrollet kufitare, dhe çështje tjera.



