I pyetur nga gazetarët lidhur me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, kreu i PD Sali Berisha tha se do të paraqitet në SPAK sa herë që organi i akuzës ta thërrasë.
Berisha theksoi se kjo çështje është një përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet me inceneratorët dhe afera të tjera.
Në prononcimin për mediat Berisha tha: “Për çdo kërkesë dhe çdo gjë do shkoj, dhe do jeni te dera të bëjmë një konferencë shtypi të shkëlqyer. Nuk kam marrë asnjë flet-thirrje, por i përgjigjem do flet-thirrje. Është një përpjekje mjerane e Edi Ramës për të mbuluar vjedhjet me inceneratorët dhe çështje të tjera. Por unë siç kam shkuar deri më sot, do shkoj gjithmonë sa herë të thirrem”.



