Gjykata Speciale lëshon fletëthirrje ndaj Hajredin Kuçit, i ngritët aktakuza për ndërhyrje në drejtësi

Gjykata Speciale lëshon fletëthirrje ndaj Hajredin Kuçit, i ngritët aktakuza për ndërhyrje në drejtësi

Gjykata Speciale ka lëshuar fletëthirrje edhe ndaj ish-ministrit të Drejtësisë dhe anëtarit të PDK0së në Kosovë, Hajredin Kuçi.

Në njoftim thuhet se atij iu dorëzua aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para Gjykatëses së Procedurës Paraprake, në bazë të aktakuzës së konfirmuar, për paraqitjen e parë.

“Hajredin Kuçit i është lëshuar fletëthirrje për paraqitje para Dhomave të Specializuara e cila ka ngritur kundër tij dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës”, thuhet në njoftim.

ZPS pretendon se Hashim Thaçi i jepte informacione konfidenciale Kuçit në lidhje me dëshmitarë të ZPS-së, udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së dhe hollësi se si duhej ta bënte këtë.

Sipas Aktakuzës së konfirmuar, së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, z. Thaçi u dha zotit Smakaj, zotit Kilaj, zotit Fazliu dhe zotit Kuçi informacion konfidencial në lidhje me dëshmitarë të ZPS-së, udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së dhe hollësi se si duhej ta bënin këtë.

Në aktakuzë më tej pretendohet se z. Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me z. Smakaj, me z. Fazliu dhe me z. Kilaj, dhe persona të tjerë kundër të cilëve nuk janë ngritur akuza, si dhe me z. Kuçi, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së në kontekstin e gjykimit aktual për krime lufte Thaçi dhe të tjerët.

ZPS ka njoftuar se Smakaj, Kilaj dhe Fazliu janë transferuar tashmë në Objektin e Paraburgimit në Hagë dhe pritet të paraqiten para Gjykatës, derisa Hajredin Kuçit i është lëshuar fletëthirrje, kurse ndaj tij janë ngritur dy akuza për “mosbindje ndaj gjykatës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy