Stabiliteti i vendit, Meta mesazh Ramës: Asnjëherë nuk është vonë për zgjidhje

Stabiliteti i vendit, Meta mesazh Ramës: Asnjëherë nuk është vonë për zgjidhje

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Nën-Sekretarin e Shtetit për Politikën e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë, Vincenzo Amendola, me të cilin biseduan për zhvillimet e fundit politike në vend dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Nën-Sekretari i Shtetit Amendola e uroi Metën në emër të qeverisë italiane për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës duke nënvizuar se “Italia është shumë e lumtur me zgjedhjen tuaj në krye të shtetit.”

Në këtë kuadër, Amendola theksoi se Shqipëria mund të mbështetet gjithnjë tek përkrahja e Italisë, si një partner tradicional i qëndrueshëm.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu mirënjohjen për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë dhe vuri në dukje se një Itali e fortë i shërben edhe zhvillimit të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit.

Gjithashtu, Meta theksoi se zhvillimi demokratik, ekonomik e social i Shqipërisë nuk duhet të cenohet prej mungesës së dialogut dhe përgjegjshmërisë politike, ndaj nevojitet një qasje më evropiane për daljen nga ngërçi aktual politik.

Në përfundim, Meta shtoi se asnjëherë nuk është vonë për zgjidhje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse që i shërben stabilitetit të vendit dhe hapjes sa më shpejt të negociatave me Bashkimin Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy