Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka dënuar me ashpërsi sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës.
Në një reagim Hasani e konsideron aktin e sotëm si kriminal dhe kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit.
Në deklaratë thuhet: "Dënojmë me ashpërsi sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës. Ngushëllimet tona për familjen e oficerit të Policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe shërim të shpejtë efektivit të plagosur. Akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe autorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë. Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët”.



