Analisti Mentor Kikia thotë se në Shqipëri mungojnë studime për të treguar se cili është vizibiliteti i sektorit të kanabisit, në mes të diskutimeve për legalizimin për përdorim mjekësor, teksa shprehet se nuk ka industri farmaceutike tek ne.
Duke folur për MCN Tv, ai deklaroi se kanabisi nuk përdoret për të shëruar sëmundje, apo prishur magji, por se vaji i kanabisit përdoret në estetikë dhe industrinë kozmetike.
Në Shqipëri nuk ka një industri të tillë. E kanë të ngritur në këtë stad SHBA apo vende të tjera, ku farmaceutika është e ngritur në nivel botëror. Po shitet si mundësi e re ekonomike, por askush nuk është në gjendje të thotë se çfarë impakti ekonomik do të ketë. Është qoka e radhës për 2-3 persona që do ta kultivojnë, për ta eksportuar. Por në kushtet kur jemi koshient se çfarë të shkuare kemi me këtë bimë narkotike, nuk është momenti i legalizimit. Rreziku nuk është që të kthehet në fenomen masiv, pasi fenomeni këtu është, rreziku është që të ngrohen ferma pa shkuar policia që t’ia shkul. Nëse do ishte sherebel apo çaj mali nuk do kishte problem, do kultivohet në mënyrë të ligjshme një bimë që sot është vepër penale. Një njeri që kultivon një rrënjë në vazon e tij në fshat, shkon automatikisht në burg. Ende nuk e dimë sa do jetë sipërfaqja e lejuar. Ne do prodhojmë lëndë të parë për diku tjetër. A do prodhohet për eksport të ligjshëm, a do ushqejë tregun e zi, tashmë pa frikën se do kapet nga policia, pikëpyetjet janë të hapura. Përderisa nuk kemi asnjë informacion mbi këtë infrastrukturë, duhej bërë i ditur publikut se ku do përdorej dhe pse do përdorej. Ka dy mundësi që qeveria ta merrte vendimin, vete pa pyetur popullin se populli e ka mandatuar në zgjedhje. Qeveria mund të marrë vendime. Ose nëse do të pyesësh popullin mos e pyet me fletushka që vetë i shkruan vetë lexon, por mund ta pyesësh me referendum, gjithë të tjerat janë pallavra, për të justifikuar një vendim që mund të jetë marrë më herët.
Ai shtoi më tej se Kryeministri ishte i përgatitur për të patur një lloj kontestimi në këtë drejtim, por sipas Kikisë, legalizimi i kanabisit nuk është proces normal.
Kultivimi i kanabisit është një gjë e paligjshme dhe pikë do i shërbejë një grupi oligarkësh. Unë i bashkohem çdo zëri kundër këtij procesi. Nuk ka nevojë më Shqipëria për kanabis. Do prodhoj vende pune për një kastë njerëzish që do e prodhojnë kanabisin në mënyrë të ligjshme. Këshillimi Kombëtar ishte thjesht argumenti për të justifikuar një vendim të marrë më herët.



