Analisti Andi Bushati tha në emisionin “Të Pakespozuarit” në MCN TV se nuk është optimist që SPAK do t’i shkojë deri në fund hetimit për Veliajn.
Sipas Bushatit nuk ka SPAK, por ka vetëm Edi Ramë, dhe vetëm nëse kryeministri e lëshon Veliajn, ai shkon në burg.

"Ne quajmë lajm që pas 7 vjetësh, SPAK fillon dhe gërric pak Veliajn! SPAK-u është përgjegjës që na kanë avulluar këto 130 milionë euro. E shkuara e SPAK-ut s’na lë asnjë premisë optimiste që do kemi zbardhje të ngjarjes. Nuk është hap optimist. Fakti që SPAK-u është sjellë këto 5 vjet se eunuk në raport me inceneratorin e Tiranës, kur faktet ishin ulëritëse, mua s’më jep një shenjë të mirë për të ardhmen. Nuk ka SPAK po ka Edi Ramë. Nëse Rama e lëshon Veliajn shkon në kokërr të burgut. Thelbi i të keqes të këtij regjimi, është ajo që Rama e thoshte me dy fjali, që ‘këta vjedhin Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vjedhin vota për të vjedhur Shqipërinë’. SPAK-u është sjellë në mënyrë të turpshme, ka hetuar opozitën për manipulim votash, dhe jo thelbin”.



