Berisha takon Borchardt dhe Lu dhe akuzon Ramën: Kërkon miliona ryshfete dhe komunikon me trafikantët dhe kriminelët më të rrezikshëm

Berisha takon Borchardt dhe Lu dhe akuzon Ramën: Kërkon miliona ryshfete dhe komunikon me trafikantët dhe kriminelët më të rrezikshëm

Në koën që situata brenda maxhorancës nuk është aspak e qetë, ish-kryeministri Berisha zhvilluar një takim në zyrën e tij kreun e OSBE në Tiranë, Bernard Borchardt dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

Berisha ka diskutuar mbi zhvillimet më të fundit në vend, por fokusi ishin zgjedhjet parlamentare, dhe siç bëhet e ditur në njoftimin e PD-së, në takim ish-kryeministri u theksoi ambasadorëve se vendi ka ardhur në një moment të një rëndësie kritike.

Ai hodhi akuza të forta ndaj kundërshatrit të tij Edi Rama duke theksuar se qeveria shqiptare është shdëruar në një organizatë të vërtetë kriminale. “Sot Edi Rama me lidhjet e tij me krimin, faktikisht drejton këtë organizatë, theksoi ai.

Berisha hodhi akuza edhe ndaj vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Rama, i cili është faktuar me dokumenta i lidhur me Gentian Gjonaj, kreu i trafikut të kokainës në Shqipëri, i cili ka përdorur në mënyrë përsëritur pikërisht makinën e përshtatur nga banda për trafik kokaine, për të dalë jashtë shteti. Ai theksoi se të gjitha të dhënat për këtë ekzistojnë në sistemin TIMS. 

Nga ana tjetër, ish kryeministri u shpreh se “Edi Rama është i regjistruar tek kërkon miliona ryshfete dhe komunikuar me trafikantët dhe kriminelët më të rrezikshëm duke u përpjekur ti mbrojë ata. Berisha u tha diplomatëve të huaj se “Rama po bën gjithçka, me presion të jashtëzakonshëm mbi gjykatësit për të liruar bandat, ku pas lirimit të Lulzim Berishës, ka kthyer mbrapsht dosjen e Hakmarrjes për Drejtësi dhe tani së fundi atë të Aldo Bares. Lidhjet e Ramës me vrasësit e komisarit Lame dhe Shullazin janë universalisht të njohura”, vazhdoi ai. 

Ish-kryeministri theksoi gjithashtu se i lidhur kokë e këmbë me krimin është dhe Sajmir Tahiri. Çdo njëri që studion rastin e Balilit nuk ka asnjë vështirësi të konstatojë se Balili është i mbrojturi i Ramës dhe Tahirit. Berisha kujtoi dhe rastin kur pas heqjes së moratoriumit të skafeve nga qeveria socialiste, Sajmir Tahiri ishte i pari që bleu skaf, i cili u përdor nga Habilajt njësoj si siç u përdor makina e tij që kaloi plot 28 herë kufirin. 

Berisha shprehu gjithashtu shqetësimin se shndërrimi i vendit në Kanabistan është një politikë shtetërore jozyrtare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy