Primaret, Ermal Hamataj shpall kandidaturën e tij për bashkinë e Fierit

Primaret, Ermal Hamataj shpall kandidaturën e tij për bashkinë e Fierit

Avokati Ermal Hamataj ka shpallur kandidaturën e tij në Primaret e PD-së për bashkinë e Fierit.

Përmes një deklarata për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, Hamataj thotë se ka aftësinë, formimin, bashkëpunëtorët dhe energjinë e duhur për t’i kthyer alternativat qytetit të Fierit dhe për këtë gjë ai kërkon mbështetje.

Kujtojmë që për bashkinë e Fierit kanë shpallur kandidadurta e tyre dhe Artur Mahmutaj dhe Edvar Kodheli.

Deklarata e plotë: Unë jam Ermal Hamataj dhe garoj në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier.

Jam 36 vjeç, i martuar dhe kam dy fëmijë, 9 dhe 4 vjeç.

Kam përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Tiranës në vitin 2008.

Jurist në formim, prej 11 vitesh Avokat në profesion dhe prej 1 viti jam zgjedhur Kryetar i Dhomës së Avokatëve Fier.

Në vitet 2012-2015 kam qenë pjesë e strukturës drejtuese të Partisë Demokratike Dega Fier dhe përfaqësues ligjor i saj.
Në 2015 -ën jam shkëputur nga jeta aktive partiake, jo sepse doja, jo sepse nuk kisha çfarë të jepja, por si unë dhe shumë të tjerë e pamë se Partia Demokratike dhe Drejtuesit Politik të asaj kohe kishin alergji nga të rinjtë, profesionistët dhe të aftët.

Praktikisht kjo alergji e lidershipit të kaluar e solli në ditët më të zeza Partinë Demokratike në gjithë Shqipërinë.

Ndoshta duhej kapur fundi që t’i jepej jetë një projekti të ri, sfidues, falë të cilit unë e shumë të tjerë jemi sot këtu për të treguar që Partia Demokratike ka dhe di si t’ju japë mundësinë të rinjve, profesionistëve dhe të aftëve për të drejtuar Bashkitë dhe Shqipërinë.

Vendimi për të qenë pjesë e kësaj gare, për mua ishte i thjeshtë: nuk shtirem dot, e të bëj rolin e heroit për qytetin. Por, unë jam hero i fëmijëve të mi, të cilët duke më dëgjuar pafund të ankohem nga divani, nesër do më pyesin “Po ti, çfarë bëre për ta bërë më mirë Fierin ?”

Të paktën do ju them, unë e provova të bëja diçka e nuk ndenja spektator.

– Sot, në Fier ka pedonale por s’ka rini për te ecur në të, ka teater por s’ka më art, ka stadium por ska më sport.

– Në Fier ka tendera por s’ka barazi, ka Det por nuk ka plazhe, ka shkolla por nuk ka më nxënës, ka spitale por ska shëndetësi, ka vende pune por duhet ti blesh!

– Fieri ka Apolloninë, qytetin antik ku ka jetuar Perandori August, por aty s’ka turistë.

– Në Fier prodhohet naftë, por toka punohet me naftë greke, punohet toka por nuk shitet prodhimi…

– Në Fier ka kompani të huaja multimilionere por kane 10 vite që dalin me humbje dhe çuditërisht nuk falimentojnë, ka ligj por s’ka drejtësi.

– Në Fier ka pensionistë që votojnë Partinë Socialiste pafund por për ta nuk ka nje Qendër Sociale, sepse i gënjejnë prej 10 vitesh në Fier ka gjyshër por s’ka më nipër e mbesa, në Fier ka beton por nuk ka më buzëqeshje!

Këto janë disa nga arsyet pse unë vendosa që të marr pjesë në këtë garë, por bërja drejt e tyre, për mua e këdo, duhet të jetë detyrim karshi fëmijëve tanë, familjes tonë. Sepse fëmijët dhe familjet tona janë qyteti ynë!

Unë besoj se kam aftësinë, formimin, bashkëpunëtorët dhe energjinë e duhur për t’i kthyer alternativat qytetit tim dhe për këtë kërkoj sot votën e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike Dega Fier.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy