
Në studion e emisionit Të Paekspozuarit në MCN TV ka koemntuar lidhur me ndërtimet në parkun e Butrintit, për të cilat u shpreh se ato që po ndodhin aty janë skandalozë.
Ai tha se pastrimi i parave të krimit dhe korrupsionit po bëhen përmes investitorit strategjik dhe kjo do shkatërrojë Shqipërinë, ndërsa theksoi se gjithë bregdeti shqiptar është përdorur për interesa klienteliste.
Ligji i investimeve është bërë për të grabitur me qëllim të caktuar dhe të gjitha investimet e bëra i shërbejnë politikës. Vjedh në qeveri dhe vete merr vilë te investitori strategjik. Kjo që po ndodh në Butrint është skandaloze sepse në atë që ka qenë park tashmë ndërton çdo gjë. Qeveria hoqi 800, ajo zonë do shkatërrohet dhe do betonizohet dhe do e benotizojnë klientët e qeverisë. Ka 24-vjeçar, s’kam asnjë paragjykim, por që vriten dhe dëgjon u vra biznesmeni filan, por çështja është se pastrimi i parave të krimit dhe korrupsionit po bëhen përmes investitorit strategjik dhe kjo do shkatërrojë Shqipërinë. Si ka mundësi që asnjë i huaj nuk do të investojë, por vetëm ata me 4 klasë shkollë. Pse në Mal të Zi ka investitorë të huaj dhe jo këtu të ne, sepse strategjia e qeverisë ka qenë e qartë dhe e pastër, janë bërë me qëllim, gjithë bregdeti shqiptar është përdorur për interesa klienteliste. Bregdeti shqiptar është privatizuar.



