Xama: Në total janë miratuar 43 statuse për investitor strategjik, ligji është deformuar

Xama: Në total janë miratuar 43 statuse për investitor strategjik, ligji është deformuar

Gazetarja Ola Xama e ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ duke komentuar mbi ligjin për investitorin strategjik u shpreh se kur të jepet kjo leje bëhet me qëllim për qtë zhvilluar industrinë.

Ajo tha se investimet strategjike kishin për qëllim që të sillnin kapitale tëb huaja por nga 43 statuse për investitor strategjik vetëm 3 janë të huaj.

Sipas saj këto statuse rrotullohen në duart e disa biznesmenëve shqipatrë, ku vetëm Samir Mane ka marrë marrë katër herë këtë status.

Në total janë miratuar 43 statuse për investitor strategjik prej të cilave 33 vendime janë në turizëm. Investitori strategjik mendojnë se kur e ke këtë ke leje dhe status të veçantë për të marrë tokë falas për të ndërtuar, por jo, parimet janë për të zhvilluar industrinë, bujqësisë dhe mes tyre dhe atë të turizmit. Për njërën nga statuset e miratuar për një termocentral në Korçë u tërhoq sepse kishte probleme.

Ligjet për investimet strategjike ishin që të sillnin kapitale të huaja në Shqipëri, por një vit më parë kam evidentuar se nga 43 statuse vetëm 3 janë kompani të huaja. Shohim se mes statuset e investitorëve strategjikë janë në duart e biznesmenëve shqiptarë, ku vetëm Samir Mane ka marrë 4 herë statusin e investitorit strategjik. Po ashtu është kompania Gjikuria që e ka marrë dy herë dhe Concord Invest që e kanë marrë dy herë këtë status.

Ata e marrin statusin e investitorit strategjik për turizëm dhe jo për ndërtesa banimi dhe këtu kemi deformimin e tij. Në momentin që ti bën vila dhe aty shkon një familje vetëm dy herë në vit s’ke asnjë përfitim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy