Kryetari I Kuvendit dhe president I zgjedhur Ilir Meta, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Fiks Fare’, ku ka folur për marrëdhënien e tij me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edin Rama.
Meta, deklaroi se nuk kas pasur dashuri mes Ramës dhe tij, por vetëm simpati, ndërsa lidhu me Bashës, ai deklaroi se një fëmije i falen gabimet.
PJESE NGA INTERVISTA
Meta – Me halle pa halle LSI forcë e madhe! Sipas vendit dhe kuvendi.
–Ishim në siklet si të prezantonim. Se je edhe bashkëkryetar i koalicionit, je edhe kryetar i Parlamentit, njëkohësisht edhe president i zgjedhur…
Meta- Mbi të gjitha jam edhe miku u Filipit.
-Si po ju duket vetja mes nesh?
Meta- Jam fiks fare!
–Na fal që nuk të pritëm me raki Skrapari , por ngaqë thua lart e poshtë që do marrësh timonin nuk i jepet shoferit për të pirë.
Meta- Unë nuk kam folur për timon, as për tepsi. Unë kam folur për përgjegjshmëri, megjithatë unë edhe rakinë e mbaj nuk ka problem.
-Keni ndryshuar këto kohët e fundit, nga slogani “me qetësi e dashuri”, keni kaluar për sherr e shamatë.Mirë qetësia të ka humbur, por edhe dashuria?! Ke pasur ndonjëherë dashuri për Ramën?
Meta – Tani ju duhet ta kuptoni që dashuria është diçka e brendshme, nuk është diçka … nuk është si mall. Ka patur simpati .
–Nuk konkluduat në dashuri se nuk donte Rama apo ju?
Meta- Nuk të lë Monika për atë punë.
-Ke thënë Tomi e Jerry.Ne e sqaro kush është Tomi e kush është Jerry?
Meta- E para Tomi dhe Jery nuk ka të bëj fare me Devin dhe Dorin. Së dyti, tani nuk ka rëndësi kush është njëri e kush është tjetri, të dy janë e njëjta gjë.
-Emrat nuk do na i thuash kush është njëri e kush është tjetri?
Meta- Ta zgjidhin vetë më mirë me konsensus
-Me Bashën nuk i ke mirë punët.Mos je prishur gjë edhe me Fariun, atë mblesin?
Meta- Absolutisht , pastaj Fariun e njoh shumë përpara Lulit , madje e njoh edhe pak përpara Doktorit, plus që jemi dhe pak të afërt se i kemi gratë dibrane dhe kanë të bëjnë me njëra-tjetrën. Kështu që nuk ndodh të prishem me Fariun.
-Po me Bashën?
Meta- Me Lulin ? Patjetër që marrëdhënia ime me Lulin është një marrëdhënie tepër interesante, pasi… e keni parasysh një fëmije nuk duhet asnjëherë t’ia marrësh për keq edhe kur bën një gabim.
-Si forcë e parë, me kë do beni koalicion me Bashën , me Idrizin apo me Blushin?
Meta- Kjo është një pyetje për Petrit Vasilin
-Me çfarë funksioni del në fushatë, se në çdo vend të kemi parë që flet i fundit?
Meta- Si anëtari më i thjeshtë i LSI-së. Në fund se anëtarit të thjeshtë atëhere i bie të flasë, i pari flet kryetari pastaj…



