6 dhjetori/ Berisha: Jo atentat ndaj meje, por një përllogaritje diabolike ndaj opozitës

6 dhjetori/ Berisha: Jo atentat ndaj meje, por një përllogaritje diabolike ndaj opozitës

Kreu i PD Sali Berisha i është rikthyer sërish sot sulmit të 6 dhjetorit, duke theksuar se nuk ishte goditje apo atentat ndaj tij, por një përllogaritje diabolike ndaj opozitës shqiptare.

Berisha e konsideroi protestën si një ndër vendimet më të drejta të marra në historinë e saj.

Edi Rama është i vendosur të përdorë çdo pushtet që ka në dorë për të zhdukur, asgjësuar jo vetëm mediat e lira, por edhe opozitën e vërtetë shqiptare.Akti i tij me datën 6 dhjetor, ishte përpjekja e të verbrit mendor nga urrejtja se si në një moment ku zhurma mund të bëhej më e vogël sipas tij, mund t’i jepte një goditje fatale opozitës shqiptare. Ka një debat normal sipas të cilit njeriu i fundit që mund të ishte i interesuar për një akt të tillë është Edi Rama. Në fakt ata që e kanë të sinqertë këtë mendim janë fatkëqinj të mashtruar nga Rama, të cilët marrin normalen për jo normale, dhe jo normalen për normale. Ju them që nuk ka njeri më të interesuar për atë akt dhe e organizoi vetë ai. Nuk ishte një goditje, atentat, apo sido që ta quajmë kundër Sali Berishës, jo. Ai ishte një përllogaritje diabolike ndaj opozitës shqiptare, e llojit të të atit të vet për opozitën që guxoi të thërrasë protestën ditën e samitit. Dëshmoi se opozita kishte marrë një nga vendimet më të drejta në historinë e saj, thirrjen e asaj proteste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy