Peticioni i studentëve/ Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në MV duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Peticioni i studentëve/ Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në MV duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kërkesa për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në shqip është bërë zyrtarisht nga studentët e juridikut, të cilët kanë dorëzuar një peticion në disa institucione, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, si dhe Kuvendin dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve lejon zhvillimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, nëse ekziston një kërkesë e tillë nga studentët.

Duke komentuar kërkesat e studentëve të juridikut për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Mickoski theksoi se baza ligjore është e qartë dhe duhet të respektohet nga institucionet përkatëse.

“Nëse ka kërkesë që provimi të zhvillohet në gjuhën shqipe, kjo duhet të lejohet. Ligji për gjuhët është i qartë në këtë aspekt,” u shpreh kryeministri.

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë ka deklaruar se Ligji për Provimin e Jurisprudencës aktualisht parashikon zhvillimin e provimit vetëm në gjuhën maqedonase, duke hapur kështu një debat mbi përplasjen mes dy akteve ligjore.

Çështja ka nxitur reagime edhe në skenën politike, me përplasje mes partive shqiptare në pushtet dhe opozitës, të cilat kanë diskutuar mbi mënyrën e zbatimit të të drejtave gjuhësore në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy