Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Ibsen Elezi tha në MCN Live se PD nuk u përmend emrat oligarkëve pasi bashkëpunon me oligarkët.
Elezi theksoi se PD duhet ta përmendte me emër Shefqet Kastratin, lidhur me akuzën e tyre për blerjen e 5500 votave në Kukës. Ndër të tjera Elezi tha se Kastrati ka caktuar emrat e dy kandidatëve në Kukës dhe është bërë shumë i fuqishëm nga mekanizmat e ndërtuara nga Rama, pasi kontrollon portin dhe aeroportin.
“Ke rastin e fundit të zgjedhjeve në Kukës. PD deklaron që ka humbur 5 mijë e 500 vota për shkak se u blenë. Kush i bleu? Kandidati s’kishte aq shumë lekë, sa të blinte 5 mijë e 500 vota plus për PS-në. Atëherë ishte oligarku. Kush është oligarku? Kastrati. Kujt i shërben Flamuri? Kastratit. A e kuptoni në çfarë rrethi vicioz, ça absurdi logjik e fusin elektoratin. Edhe i thonë pastaj hajde, si të vijë unë?! Me kë i bleu Rama votat në Kukës? Nëse i ka blerë, i ka blerë me Kastratin, sipas akuzës së tyre, se unë s’jam pjesë që të akuzoj Kastratin. Kur thonë i bleu Rama me oligarkë, s’mund të shkojnë dhe t’i shërbejnë oligarkut. Kastrati e komandon politikën, e cakton edhe kandidatin e PS dhe të PD. Janë pazare të llahtarshme, si mund të kenë besim qytetarët. Del e thotë i bleu Edi Rama, nuk i përmendin emrin. Nëse i ka blerë i ka blerë me Kastratin, sepse ai ka qenë dirigjuesi, dil ore sulmojë, pse se sulmon, përmendi emrin. Këta s’i përmendin dot emrin dhe nuk nxjerrin detaje. Aeroportet dhe portet i kontrollon Kastrati. Këtë mekanizëm e ka ndërtuar Edi Rama. TDA e ka sistemin. As gjermani s’ka qenë kaq i fortë në Luftën e Dytë Botërore sa e ka bërë Rama një oligark”.



