Gjatë vizitës së tij zyrtare në Poloni, kryeministri Edi Rama theksoi se Polonia do te jete nje nga mbeshteteset me të mëdha që Shqipëria të çelë negociatat për anëtaresim në BE në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Në një deklarate të përbashkët për mediat, kreu i qeverisë është ndalur tek turizmi dhe i ka kërkuar homoleges së tij që të vendoset një kompani fluturimi polake direkt me Tiranën.
“Shqipërinë e kanë vizituar 74% më shumë polakë se vitin e shkuar dhe në këtë kontekst i kam kërkuar kryeministres që të inkurajojë kompaninë e fluturimeve polake për të konsideruar mundësinë e vendosjes së një linje direkte që do të sillte përfitushmëri të lartë dhe reciproke në këtë drejtim. Polonia do jetë një ndër mbështetësit e mëdhenj të çeljes së negociatave në 6 mujorin e parë të vitit të 2018”, tha Rama gjatë konferencës për shtyp.
Ndërsa kryeministrja e Polonisë Beata Szydlo, gjatë takimit shprehu bindjen se Komisioni Europian do të njohë progresin e reformave të Shqipërisë, duke hapur bisedimet për anëtarësim në BE.
Ajo theksoi se Polonia është në krah të Shqipërisë, ndërsa mes dy vendeve do të rritet bashkëpunimi.



